Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kryesinë e Kuvendit disa amendamente shtesë sa i përket anulimit të gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale nga 1 janari 2015 deri më 31 tetor 2024.

Gazetari Ergys Gjencaj në një lidhje live në News 24 deklaroi se PD ka propozuar anulimin e detyrimeve të prapambetura për energjinë dhe ujin deri më datë 31 tetor 2024.

Gazetari Ergys Gjencaj: PD ka depozituar në Kryesinë e Kuvendit amendamente, sa i përket anulimit të gjobave për ndërtimet pa leje në zona rurale nga 1 janar 2015 deri më 31 tetor 2024. PD sugjeron anulimin të detyrimeve të prapambetura për energjinë dhe ujin deri më 31 tetor 2024 për shtresat në nevojë.

PD propozon edhe për heqjen e kamatëvonesave për gjobat vendosura nga Policia e Shtetit dhe Policia Rrugore. Partia Demokratike ka kërkuar të anulohen gjobat dhe kamatat për procedurat tatimore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb