TIRANE

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar të tjera pamje nga ndalimi dhe dhunimi i djalit të deputetit Luan Baçi. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Zhupa ndan edhe detajet e  ngjarjes.

Zhupa shkruan se kryetarin e PD-së në Fier, Luan Baçi e lajmëruan qytetarët për faktin se po dhunoheshin nga policia, ndaj edhe ai shkoi së bashku me djalin në vendin e ngjarjes.  Sipas zëdhënëses së PD-së, Bruno (djali i Baçit) po filmonte dhunën ndaj qytetarëve ndaj edhe ra ‘ viktimë e dhunës së tyre’.

“Videot e dhunes policore te paprecedente dhe te paligjshme ndaj qytetareve te Fierit qe kishin marr pjese ne proteste. Kryetarin e PD Fier Luan Baçi e lajmeruan qytetaret me telefon qe po dhunoheshin nga policia dhe ai bashke me djalin shkuan ne vendin e ngjarjes. Djali Bruno filloj te filmonte per te dokumentuar te verteten, pikerisht dhunen e policise ndaj qytetareve dhe ne kete moment ra vete viktime e dhunes se tyre.

Ne video e pare shikohet momenti kur Bruno Baçi, djali i kryetarit i PD Fier dhe ish deputeti Luan Baçi, del per te filmuar dhunen dhe nje polic i maskuar i sulet, e sulmon fizikisht edhe pastaj e arrestojne pasi e dhunuan. E papranueshme edhe jo ligjore. Protestat do vazhdojne edhe me te fuqishme! Fieri dhe gjithe Shqiperia nuk ndalet nga hakmarrja primitive e nje kryeministri ne panik dhe te ikur!”-shkruan Zhupa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb