Partia Demokratike denoncon me foto se ish-deputeti socialist, Sadri Abazi, ka hequr me urgjencë dy kate shtesë në pallatin në Durrës, të ndërtuara pa leje.

Ish-deputetët demokratë, Fatbardha Kadiu dhe Luçiano Boçi theksojnë se e kanë parë Abazin në zonën e pistës “ILIRIA”, në Durrës, i cili sipas tyre, kishte shkuar atje për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Denoncimet e ish-deputetëve të PD:

Fatbardha Kadiu: Sadri Abazi dhe babezia e rilindjes. Ky njeri eshte për burg. Brenda 24 oreve të termetit vjen në zonen e plazhit të prish më urgjence dy kater shtese të ndertuara pa leje. Lart dallohen prishjet.

Luçiano Boçi: KUSH DUHET TË HYJË NË BURG? Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu, në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, pamë aty dhe deputetin e PS, Sadri ABAZI.

Shumë “i shqetësuar” por i buzëqeshur, siç shihet në foto, kishte ardhur për çfarë?!!! Për njerëzit? As mos e mendoni. Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme.

Pasi kishte hequr me shpejtesi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese. Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm, disa pyetje lindin për Ramën: Kush duhet të hyjë tani në burg?!! Pse lejohet zhdukja e provave?! Kush ia dha lejen Abazit?!! Po katet pa leje?!! Po prokuroria ku është?!

Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij. Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë. Përgjëgjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb