TIRANE- Ministri shqiptar për diasporën, Pandeli Majko ndodhet në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të një vizite zyrtare. Majko ka zhvilluar takime me shqiptarët atje, ndërsa është vënë në siklet nga disa prej pyetjeve të tyre për situatën politike në Shqipëri.

Shqiptarët i kanë kërkuar ‘llogari’ ministrit për një sërë çështjes, ndërsa videoja është publikuar në Facebook nga kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku.

Në video vërehet momenti kur Majko thotë se: ‘Kjo është Amerika dhe Amerika na ka mësuar ne’, por videoja ndërpritet në përgjigjet që jep ministri për pyetjet e bëra nga shqiptarët.

Statusi i Kreshnik Çollakut:
Diaspora shqiptare ne Detroit, SHBA ve me shpatulla pas muri ministrin.
Pse votuat kunder SHBA ?
Pse keni ringjallur simbolet e komunizmit ?
A do te arrestohet Saimir Tahiri ?

Ndërkohë videoja është postuar edhe nga ish kryeministri Sali Berisha në Facebook.

“Ne Michigan diaspora kryqezon Majkon! Vota juaj kunder Amerikes eshte vote kunder te gjithe diaspores dhe kombit shqiptar. I kerkojne dhe pse rikthyet simbolet e komunizmit dhe se a do arrestohet Saimir Tahiri! Shikoni videon e qytetarit dixhital! Sb”- shkruan ish kryeministri.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: