Partia Demokratike njofton se qytetarë të shumtë dhe përfaqësues të opozitës nuk kanë lejuar mbrëmë projektin qeveritar për zbrazje të Teatrit Kombëtar.


PD shprehet se bashkë me qytetarët dhe aktivistët për mbrojtjen e Teatrit, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të opozitës,


Njoftimi i PD:


Që nga mesnata e deri në mëngjes, para Teatrit Kombëtar kanë qendruar me dhjetëra qytetarë, duke iu përgjigjur thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të mos lejuar zbrasjen fshehurazi të tij.

Aleanca kishte marrë informacione se qeveria do të vepronte gjatë natës për të hequr nga Teatri çdo gjë që mundëson vënien në skenë të pjesëve shfaqjeve.

Boshatisja e ngadaltë, pa rënë në sy dhe pa bërë zhurmë e Teatrit Kombëtar, do ta bëntë më të thjeshtë prishjen e tij. Por përfaqësues të Aleancës dhe të opozitës, si Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, e kanë prishur këtë plan, të paktën mbrëmë.

Ata kanë qendruar gjatë gjithë natës tek Teatri, ku qytetarë të tjerë janë solidarizuar me ta.

#MosGuxoMeTeatrin

(d.xh/Balkanweb)