TIRANE – Ka dështuar seanca e sotme dëgjimore në Komisionin e Medias, ku do të dëgjohej gazetarja Alida Tota, e cila pretendon se u pushua nga puna pas investigimit për vdekjen e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës.

Gazetarja Alida Tota do të fliste sot për arsyet që çuan në pushimin e saj si drejtoreshë e televizionit “A1 News”, por në komision munguan disa deputetë të mazhorancës, duke bërë që seanca dëgjimore të dështonte.

Kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo akuzoi kryeministrin Rama për bllokimin e seancës, duke theksuar se po kërkon të mbyllet çështja e vrasjes së të miturit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Gjithashtu Pollo tha se është e papranueshme që Garda nuk lejoji mediat në sallën ku zhvillohen mbledhjet e Komisionit të Medias.

Ndërkohë, nënkryetari Alfred Peza e cilësoi dëgjesën me gazetaren si një kauzë që kërkon ta amplifikojë opozita. Peza tha se mazhoranca nuk do të bëhet pjesë e kësaj dëgjese.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb