TIRANË

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon të vendosë nën kontroll universitetet. Zëdhënësja e PD Ina Zhupa përmes një statusi në “Facebook” ngre dyshime se përse kryeministri kërkon dialog me studentët kur thotë se kërkesat e tyre janë të thjeshta.
Ajo shkruan se gjithçka për xhepin dhe karrigen asgjë për qytetarët dhe studentët është qeverisja 5-vjeçare e Ramës, ndërsa kërkon anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

STATUSI I INA ZHUPËS
Gjithkush është habitur pse Rama nga njëra anë thotë se kërkesat ishim të thjeshta e nga ana tjetër thotë se ai do i plotësojë vetëm pasi të ketë dialog se do bëj më shumë se aq!

Dialog me studentët për çfarë?! Çfarë kërkon më shumë kryeministri që të marrë prej studentëve? Sot ishte e qartë. Duhet të përfundojë punën që la në mes Shullazi, të vërë nën kontroll universitetet. Prandaj ka 9 ditë që bën cirk për gjoja dialog. I ofendon, i shantazhon, edhe kërkon dhe t’i korruptojë studentët për dialogun. Madje kënaqet teksa i ka lënë në rrugë, në mes të të ftohtit kur duhet të ishin auditoreve vetëm për të çuar deri në fund planin e tij, të kapjes së universitetit.
Gjithçka për xhepin dhe karrigen asgjë për qytetarët dhe studentët është qeverisja 5-vjeçare e Ramës. Këtë ata e dinë më së miri prandaj refuzojnë dialogun e kërkojnë atë që u takon.
Ligji i arsimit të lartë duhet anuluar kërkesat e studentëve duhen plotësuar!

Zhupa
Zhupa

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb