Partia Demokratike ka depozituar ne kuvend projektrezolutën “Për nderimin dhe mirënjohjen e thellë nga Republika e Shqipërisë për figurën e Presidentit Ibrahim Rugova” në 10- vjetorin e vdekjes.

Partia Demokratike në përkujtim të rolit dhe figurës së Presidentit Ibrahim Rugova, kërkon vendosjen në një nga sheshet kryesore të qytetit të Tiranës, të shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova.

Me iniciativën e kryetarit Basha dhe me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës që prej majit 2014 është realizuar dhe është gati shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova. Shtatorja është vepër e skulptorit, Idriz Balani, dhe do të përjetësojë mirënjohjen e kryeqytetasve dhe mbarë kombit për veprën e tij të pavdekshme.

PALOKA: TË HAPUR PËR DISKUTIME POR VOTOJENI
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka në nisje të seancës plenare kërkoi edhe njëherë miratimin e projektrezolutës për vlerësimin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në 10-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Paloka gjithashtu tha se PD është e hapur për diskutime në lidhje me tekstin e saj dhe kërkesat.

“Ne u mblodhëm në konferencën e kryetarëve nuk arritëm në një mendim të përbashkët për ta kaluar sot. Qëllimi i saj është vetëm përkujtimi në 10-vjetorin e vdekjes së presidentit Rugova dhe shprehja e këtij parlamenti në nderim të një figure me përmasa ndërkombëtare. Ne e menduam në formën e një rezolute, por nëse ka diskutim qoftë për tekstin, qoftë për kërkesat për vendosjen e një shtatoreje në Tiranë, ne jemi të hapur dhe nuk mendojmë që mund të bëhen shkak që ky parlament të mos ndërmarrë një hap për të treguar vlerësimin tonë jo vetëm si shqiptarë ndaj një figure kaq të ndritur”, tha Paloka.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/01/REZOLUTA-PER-IBRAHIM-RRUGOVEN.docx” viewer=”microsoft”]

BRAÇE: VË NË DISKUTIM LEGJITIMITETIN E VEPRIMTARISË SË RUGOVËS
Nga ana tjetër deputeti socialist Erion Brace tha se Parlamenti e ka bërë vlerësimin e tij në çdo rast që e ka ndjerë për ta vlerësuar figurën e tij. “Është në shproporcion total qoftë në rreshta dhe në përmbajtje që pretendon se vlerëson kontributin e zotit Rugova…të vendosë në diskutim legjitimitetin e veprimtarisë së Rugovës, që na kërkon të vlerësojmë legjitimitetin e veprimtarisë së Rugovës, është tërësisht e padrejtë…këtë e ka bërë vetëm një person, të cilin vetë Rugova e refuzoi për shkak të tutelës që donte të impononte, edhe ndaj popullit të Kosovës”,­ tha Braçe.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: