Partia Demokratike Roskovec ka paditur në Prokurorinë e Fierit anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve, komisionerët dhe numëruesit e Partisë Socialiste, pjesë e procesit zgjedhor të 30 qershorit.

Në kallëzimin penal që mban datën 18 korrik, Partia Demokratike Roskovec ngre akuza për shpërdorim detyre, falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, shkelje të fshehtësisë së votimit dhe votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Sipas PD Roskovec në kutitë e votimit ka 1200 fletë votimi më shumë, dhe sipas saj, i gjithë procesi është i manipuluar dhe për rrjedhojë rezultati në Bashkinë Roskovec mbetet “Nul”.

DEKLARATA E PLOTË
Partia Demokratike Roskovec me autoritetin që të jep ligji, ka dorëzuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, kallëzim penal për të gjithë anëtarët e komisioneve në qendrat e votimit të ZAZ nr.60.

Partia Demokratike Roskovec disponon të gjitha provat se procesi i votimit të zgjedhjeve monopartiake të Bashkinë Roskovec rezulton me parregullsi.
Sipas monitorimeve në terren gjatës ditës së votimit në 30 Qershor, me argumente të plotë dhe fakte të grumbulluara, në kutitë e votimit janë hedhur më shumë fletë votimi sesa votues që kanë hyrë fizikisht në qendrat e votimit.

Majlinda Bufi edhe pse e vetme në votimet monopartiake, ka shtuar me dorën e kamikazëve të saj në komisione, vota në mënyrë fiktive. Sipas të dhënave të Partisë Demokratike Roskovec, kamikazët dhe punëtorët e bashkisë së Majlindës janë hedhur në kutitë e votimit më shumë se 1200 vota në të gjitha qendrat e marra së bashku.

Procesi i organizimit dhe administrimit të votimit të datës 30 qershor, në kundërshtim me Dekretin e Presidentit të Republikës nr.11199, date 10.6.2019 “Për shfuqizimin e Dekretit të Presidentit nr.10928, datë 5.11.2018, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, përbën shkelje te rende te rendit kushtetues.

Partia Demokratike Roskovec ndaj subjekteve të mësipërme ka paraqitur një sërë faktesh të grumbulluara, për kallëzimin e bërë për veprën penale të “Falsifikimit të materialeve dhe rezultateve zgjedhore”.

Partia Demokratike Roskovec shpreh besimin e plotë për veprimin në kohë dhe me profesionalizëm të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier, me paanshmëri dhe korrektësi në hetimin e plotë të kësaj çështjeje për zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve, te cilat kanë sjellë si rezultat mbajtjen e një procesi votimesh monopartiake me qëllimin e vetëm të dokumentit të një rezultati “Farsë”.

Prandaj duke deklaruar se në kutitë e votimit ka më shumë fletë votimi se votues, i gjithë procesi është i manipuluar dhe për rrjedhojë rezultati në Bashkinë Roskovec mbetet “Nul”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb