TIRANE– Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja nga ambientet e gjykatës së Krujës, teksa tha se: ‘Basha do ta shohë në votime’.

Deputeti i PD thotë se Rexhep Rraja është zëdhënës i PS për zgjedhjet dhe kërcënon opozitën.
“Zëdhënës dhe prove me te mire te paktit te PS me krimin per te dhunuar zgjedhjet nuk ka! Kjo është reforma qe propozon PS!”- thotë Bylykbashi.

Deklarata e plotë:

Rexhep Rrahja – zëdhënësi i PS per zgjedhjet PS e paska gjetur konsensusin per reformen zgjedhore. PS deklaron sot se do te beje propozimet e saj te njeanshme per Kodin zgjedhor. Arsyeja eshte shume e thjeshte: po sot, nen pranga per dhunimin e nje vajze te pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjes kercenon opoziten: do ta shihni ne zgjedhje.
Zedhenes dhe prove me te mire te paktit te PS me krimin per te dhunuar zgjedhjet nuk ka! Kjo është reforma qe propozon PS!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb