Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, që denoncoi sot dhe nxori prova se fletët me të cilat u votua më 30 qershor në Vaun e Dejës ishin të falsifikuara, nuk i ndali me kaq akuzat.
Bardhi ka bërë publike dokumentet ku një nga kandidatet e PS-së për këshillin bashkiak, Listinë Ndoja ishte njëherësh edhe anëtare e KZAZ-së që do të mbikëqyrte votimet.

“Votimet e Vaut te Dejës, te pavlefshme. Shumica për vendimmarrje u sigurua ne shkelje te ligjit nga kandidatja për Këshill Bashkiak, punonjësja e kandidatit te PS, njëkohësisht anëtare e KZAZ”, tha Bardhi.

Sipas tij, “Shkelje flagrante e ligjit është vetë përbërja e KZAZ. Sipas të dhënave zyrtare anëtare e KZAZ ka qenë edhe znj. Listinë Ndoja, e cila rezulton të jetë e punësuar si arkëtare zyre pranë shoqërisë “MARE ADRIATIK” shpk, që ka si ortak të vetëm, kandidatin e PS Mark Babani. Kjo bie ndesh me nenin 32 të Kodit Zgjedhor, që për të shmangur konfliktin e interesit nuk lejon që një anëtar i KZAZ të jetë në marrëdhënie pune me ndonjë nga kandidatët. Por akoma më shumë vetë kjo anëtare ka qenë edhe kandidatë për anëtare të Këshillit Bashkiak. Pra çdo vendim i KZAZ i marrë me votën e kësaj anëtareje është absolutisht i pavlefshëm dhe krejtësisht i paligjshëm.

Bardhi shtoi se, e gjitha kjo paligjshmëri duhet të ndëshkohet.

“Pandëshkueshmëria e krimeve zgjedhore të vitit 2016 dhe 2017, i jep kurajo, të njëjtëve njerëz, që edhe kur vetë kandidojnë, vetë votojnë dhe vetë numërojnë, përsëri të kryejnë paligjshmëri, përsëri të manipulojnë, përsëri të kryejnë krime, sepse ata e dinë shumë mirë sesa kohë Edi Rama është Kryeministër, drejtësia i ka duart e lidhura për të ndëshkuar bandën e organizuar që dhunon themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Gazmend Bardhi ndër të tjera.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb