Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 tha se PD sot është pronë e një personi, duke nënkuptuar Sali Berishën.

Alibeaj, duke folur për grupin e ri të deputetëve u shpreh se janë një grupim, që kanë qëndrime të njëjta. Ai tha se pret që grupimit t’i bashkohen personazhe të tjera politike ose jo.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj: Ne jemi bashkuar si grupim politik. Parlamenti është kthyer në një situatë tragji-komike. Në parlament nuk ka asgjë në interes të publikut. Edhe opozita është distancuar nga publiku. Kjo opozitë nuk ka raporte me ndërkombëtarët. PD sot është pronë e një personi. Ai është kryetari vetë. Publiku mbështet drejtësinë e re, pavarësisht të metave që mund të ketë. Ne kemi krijuar grup që ka qëndrimet e veta politike.

Duhet sistem zgjedhor me lista të hapura, që çdokush të ketë kushte të barabarta për të garuar. Jemi grup deputetësh me të njëjtat qëndrime. Do ketë personazhe të tjerë që do na bashkohen. Ende nuk kemi vendosur ende një emër për grupimin tonë politik. Dyert e hapura janë për këdo, që distancohet nga segmentet e tjera të opozitës. Ne do mbajmë raporte të mira me ndërkombëtarët dhe do të ruajmë kuotat gjinore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb