Funksionarë të lartë të Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime me qytetarët te 5 Maji, ku u prishën banesat për të ndërtuar Unazën e Madhe të Tiranës.

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj shpronësimeve të banorëve të 5 Majit, duke kritikuar Bashkinë e Tiranës për veprime të padrejta dhe dhunshme. Ai thekson se PD do të mbështesë banorët dhe ka prezantuar një plan për të garantuar të drejtat e tyre.

Pikat kryesore të planit të PD janë:

Shpronësim të drejtë, sipas vlerës reale të tregut.

Bonus qiraje që do të përshtatet me tregun lokal.

Rishikimi i projektit për të shmangur prishjet e panevojshme.

Përshpejtimi i legalizimit për banesat e palegalizuara.

Përfshirja e banorëve në vendimmarrje.

Mbrojtja ligjore e pronës private dhe kompensimi i drejtë.

Këlliçi siguroi se PD është e angazhuar për të trajtuar banorët me dinjitet dhe drejtësi.

Postimi i drejtuesit politik të PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi:

Me banorët e zonës së 5 Majit, në Njësinë nr.8, aty ku barbaria dhe makutëria e Bashkisë Tiranë dhe bandës 5D, nuk njohu limite!

Aty ku në orën 05:00 ende pa u gdhirë, banorët, gratë, të moshuarit e foshnjet, u nxorrën me gaz helmues nga shtëpiat e tyre, pa marrë me vete as rrobat e trupit.

Aty ku u vodh trualli i qytetarëve të thjeshtë për ti hapur rrugë ndërtimit dhe pastrimit të parave përmes kullave e pallateve shumëkatëshe!

Sot kreu i PD Prof. Dr. Sali Berisha, zyrtarizoi marrëveshjen me këta banorë, të cilët si asnjëherë më parë, do ti prijnë fitores së shumëpritur më 11 Maj 🇦🇱

Lexoni më poshtë marrëveshjen zyrtare:

PLANI I PARTISË DEMOKRATIKE PËR BANORËT E PREKUR NGA PROJEKTI I SEGMENTIT RRUGOR “Unaza e madhe e Tiranës Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri, Shkozë”

Duke garantuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari të prekur nga projekti, Partia Demokratike angazhohet për sa më poshtë:

  1. Shpronësim i drejtë dhe sipas vlerës reale të tregut

o Të gjithë pronarët e cilëve u janë prishur banesat do të shpronesohen bazuar në vlerën reale të tregut të zonës (parapagim).

o Në rastet kur banorët vendosin të marrin pjesë në projektin e banesave të reja, ata do të trajtohen si bashkëpronarë në ndërtimet e reja. (ne vendin ku do te behet ndertimi)

  1. Trajtim me bonus qiraje të përshtatshëm

o Për aq kohë sa familjet janë të detyruara të jetojnë me qira, bonusi i qirasë do të përshtatet me vlerën reale të tregut në zonën përkatëse.

o Asnjë individ apo familje nuk do të pësojë humbje financiare apo të rrezikojë standardin e jetesës.

  1. Rishikimi i projektit për të shmangur prishjet e panevojshme

o Projekti do të rishikohet me qëllim që asnjë banesë e ligjshme dhe e banueshme të mos prishet pa arsye.

o Për objektet që nuk cenojnë zhvillimin urbanistik të zonës, do të parashikohen alternativa të tjera për integrimin e tyre në planin e zhvillimit.

  1. Legalizimi i përshpejtuar i banesave

o Për të gjitha banesat që janë në proces legalizimi ose të palegalizuara, do të ndërmerren hapa të shpejtë për përfundimin e procesit të legalizimit.

o Banorët nuk do të penalizohen për vonesat burokratike të institucioneve.

  1. Përfshirja e banorëve në vendimmarrje

o Asnjë ndryshim i projektit nuk do të bëhet pa dëgjuar dhe përfshirë komunitetin e prekur.

o Do të krijohet një platformë komunikimi e hapur me banorët për të garantuar transparencë dhe zgjidhje të ndershme.

  1. Mbrojtja ligjore e pronës private

o Do të miratohet një ligj për mbrojtjen e pronës private, i cili do të sigurojë që askush të mos shpronësohet pa një kompensim të drejtë dhe të menjëhershëm.

o Do të ndalohet praktika e shpronësimeve të pjesshme ose pagesave të vonuara nga institucionet shtetërore.

Partia Demokratike është e angazhuar për të garantuar që të gjithë qytetarët e prekur nga ky projekt do të trajtohen me dinjitet dhe drejtësi. Çdo vendim do të bazohet në transparencë, ligjshmëri dhe mirëqenien e banorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: