DIBER

Shefi i Urgjencës në Spitalin e Peshkopisë Dr. Hajri Lusha sqaron dhunën e pretenduar nga PD nga Policia ndaj shtetases Afërdita Shehu në orët e para të ditës së sotme.

Sipas mjekut, pacientja ka mbërritur në një gjendje të renduar emocionale, sindroma neurotik me gjendje lipotomie, shkaktuar nga arrestimi i një prej familjarëve të saj.

Në videon e shpërndarë nga strukturat e PS Dibër thuhet se ajo ka marrë asistence të menjëhershme dhe i janë bërë kontrollet e duhura mjekësore, të cilat konfirmojnë se nuk ka patur asnjë shenjë dhune.

Këtë e konfirmon edhe fakti se pacientja ka qëndruar më pak se një orë në spital dhe prej orësh ndodhet në banesën e saj. Dr. Lusha i bën thirrje forcave politike të mos abuzojnë me pacientët e të mos përhapin panik për situata të stisura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb