TIRANE– Përmes një statusi në ‘Facebook’, deputetja aktuale e PD, Jozefina Topalli ka komentuar mbledhjen e KQZ gjatë ditës së sotme, ku u certifikua rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit, ndërsa anëtarët e PD dhanë votën pro. Topalli thotë Basha nuk e njeh me as ligjërisht grupin parlamentar te PD, dhe se nuk i durohet të presë edhe një muaj, siç e do rregulli, kohë kur mbaron mandati i legjislaturës aktuale.

STATUSI I TOPALLIT:
” Moj kohe, rend me shpejt se tmerri im.”
Sot kur ,KQZ miratoi me 7:0 rezultatin përfundimtar te 25 qershorit , ku e majta ka me shume se 2 fishin e votave te Listes Basha,
Kryetari i delegjitimuar nga 22 Korriku dhe i shkarkuar me humbjen katastrofale te 25 Qershorit, nuk din as te fshehe më urrejtjen e egër te tij ndaj grupit parlamentar, grup qe beri opozitën me te forte kundra krimit ne Parlament e luftën me te fuqishme kundra drogës si politike shtetërore te Edi Rames .
Urrejtja kundra grupit te deputeteve, qe bojkotoi nje vit Kuvendin ne nje sakrifice gati unike, është e vetmja gjë e pakamufluar nga Lulzim Basha, qe thote se ska flirtim me Edi Ramen .. por eshte ne qeveri me te.
Ai sot, 4 dite pas veteshkrirjes , duke rendur kunder arsyes,ne kundershtim me Kushtetutën, ne dhunim te cdo norme morale dhe etike, jo vetem qe nuk e njeh me as ligjerisht grupin parlamentar te PD, por ne nje gjest te paprecedent, nuk i durohet te prese edhe nje muaj , sic e do rasti e rregulli, kur mbaron mandati i legjislaturës aktuale.
Ky qe nuk mblidhte grupin parlamentar kur e detyronte statuti, kur e kerkonte koha dhe deputetet qe thirrnin me shqetësim qe te mos çonte PD drejt gremines (sic ndodhi ne fakt siç e paralajmëruam) , sot mbledh listën e tij klienteliste familjare me shprese se pa kesaj do shpëtoje nga ankthi i manipulimit dhe falsifikimit te pjesëmarrjes te 22 Korrikut dhe rezultatit katastrofal me minus 230 mije vota te 25 Qershorit.
Krejt si Makbethi , kur flet me vete e përshpërit:
” Moj kohe , rend me shpejt se tmerri im.”
20264769_1379500515432682_2508832205862656242_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: