TIRANE- Partia Demokratike i ka shtuar sot edhe 5 emra listës së kandidatëve për 61 bashkitë e vendit që do të garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit. Kështu PD-ja do të kandidojë për Bashkinë e Beratit Kasem Mahmutajn, duke lënë në këtë mënyrë jashtë gare ish-deputetin Lefter Maliqi, i cili e kishte kërkuar kandidimin. Ndërsa në Kuçovë do të kandidojë Myslim Haxhi. Gjithashtu është zyrtarizuar edhe kandidati për bashkinë e Kukësit, i cili do të jetë, Bashkim Shehu.PD-ja ka njoftuar edhe kandidatin e saj zyrtar për Bashkinë e Korçes. Në garë në siglën e PD-së në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, në Korçe do të jetë rektori i Universitetit te këtij qyteti, Gjergji Mero. Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot edhe kandidatin për Bashkinë e Fushë Arrëzit. Në këtë bashki i përzgjedhuri i PD-së është Gëzim Vata.

Ndërsa dje PD-ja ka zyrtarizuar tre kandidatë të tjere që do të garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Lushnjës, Përrenjasit dhe Maliqit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përzgjedhur dje Xhevdet Belishtën si kandidatin e opozitës për Bashkinë e Maliqit. Më 21 qershor, kandidati i PD­-së Belishta do të përballet me rivalin e së majtës, Gëzim Topçin. Për Bashkinë e Lushnjës, kreu i demokratëve ka zgjedhur kandidaturën e Darien Xhindolit, ky i fundit do të ketë përballë Fatos Tushën e Partisë Socialiste.

Ndërsa në Bashkinë e Përrenjasit demokratët do të garojnë me Bajazit Karriqin, i cili në këto zgjedhje do të përballet me deputeten e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Elbasanit, Miranda Rirën. Partia Demokratike ka zyrtarizuar deri tani 21 kandidatë, që do të garojnë me siglën e saj për bashkitë e vendit, ndërkohë që 40 bashkitë e tjera pritet të përzgjidhen gjatë kësaj jave për shkak të afateve të vendosura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për regjistrimin e koalicioneve. Kodi Zgjedhor përcakton se koalicionet duhet të regjistrohen të paktën 60 ditë para në KQZ. Për këtë arsye, pritet që brenda javës selia blu të përfundojë marrëveshjet me aleatët, duke formalizuar kështu dhe emrat me të cilët koalicioni do të garojë në zgjedhjet e 21 qershorit.

Tirana dhe Vlora, brenda javës PS shpall kandidatët

Kryeministri Edi Rama pritet që në mes të kësaj jave të bëjë publik edhe emrin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës dhe atë të Vlorës, që kanë mbetur ende pa u përcaktuar. Mësohet se më favorit, në sondazhet që po zhvillohen për emrat që janë propozuar si kandidatë, është ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Gara, në fakt, po zhvillohet mes tij dhe sekretarit organizativ, Blendi Klosi, i cili dje është shfaqur në një foto së bashku me kryeministrin Rama, në vizitën që ai po zhvillon në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryeministri ka lajmëruar se në mesjavë do të mblidhet edhe tryeza e aleatëve, në të cilën do të diskutohen emrat e kandidatëve respektivë. Edhe LSI, deri më tani nuk i ka shpallur të gjithë emrat e saj, përveç 3 kandidateve femra për Bashkitë e Gjirokastrës, Pogradecit e Përrenjasit.

Ndërkohë, edhe PDIU-ja do të shpallë emrat e saj për 3 bashkitë që i janë lënë brenda koalicionit me PS-në. Ndërkohë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zgjedhur limitin e fundit kohor për t’u regjistruar si subjekt për zgjedhjet e pushtetit vendor të 21 qershorit ndryshe nga PS e cila ishte e para mes partive të mëdha që u regjistrua si subjekt zgjedhor pranë KQZ 5 ditë më parë. Këtë fillim jave pranë Komisionit Qëndror Zgjedhor u regjistruan 28 parti politike, mes tyre edhe Partia Komuniste. Në KQZ partitë duhet të regjistroheshin brenda 14 prillit, ndërsa koalicionet kanë afat deri më 22 prill. Afati për listat e kandidatëve për 61 njësitë vendore është data 2 maj.

Përballja në 61 bashki

E Majta E djathta
QARKU SHKODER
SHKODER
Keti Bazhdari – I papercaktuar
PUKE
Rustem Struga – Rrok Doda
VAU I DEJES
Gjok Lleshi – Zef Hila
MALESI E MADHE
Tonin Marinaj – Anton Koka
FUSHË ARRËZ
Fran Tuci – I papercaktuar

QARKU DIBER
BULQIZE
LSI­ I papercaktuar – I papercaktuar
DIBËR
Shukri Xhelili – I papercaktuar
KLOS
Valbona Kola – Basir Çupa
MAT
Adelina Farici – Nezir Rizvani

QARKU KUKES
KUKES
Hasan Halili (LSI) – Bashkim Shehu
TROPOJË
Rexh Biberaj – Besnik Dushaj
HAS
Adem Lala – I papercaktuar

QARKU DURRES
DURRËS
Vangjush Dako – I papercaktuar
SHIJAK
Ardian Kokomani – I papercaktuar
KRUJË
Artur Bushi – I papercaktuar

QARKU ELBASAN
ELBASAN
Qazim Sejdini – Ardian Turku
LIBRAZHD
Kastriot Gurra – I papercaktuar
BELSH
Arif Tafani – Asqeri Kuqja
PEQIN
PDIU­ I papercaktuar – Albert Kreci
CERRIK
LSI­ I papercaktuar – Kodhel Cala
GRAMSH
PS­ I papërcaktuar – I papercaktuar
PERRENJAS
Miranda Rira LSI – Bajazit Karriqi PD

QARKU FIER
FIER
Armando Subashi – I papercaktuar
ROSKOVEC
Majlinda Bufi – Gëzim Çaushi
PATOS
Rajmonda Balili – Luan Mustafaj
LUSHNJE
Fatos Tusha – Darien Xhindoli
DIVJAKE
Fredi Kokoneshi – Irakli Gorea
MALLAKASTER
LSI­ I papercaktuar – I papercaktuar

QARKU KORCE
KORCE
Sotiraq Filo – I papercaktuar
MALIQ
Gëzim Topçiu – Xhevdet Belishta PD
BILISHT
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
POGRADEC
Diana Mile (LSI) – I papercaktuar
KOLONJE
I papercaktuar (LSI) – I papercaktuar
PUSTEC
I papercaktuar (Partia maqedonase) – I papercaktuar

QARKU BERAT
BERAT
I papërcaktuar (LSI ­) – Kasem Mahmutaj
URA VAJGURORE
I papercaktuar (PS) – Bujar Hoxha
SKRAPAR
I papercaktuar (LSI) – I papercaktuar
POLICAN
I papercaktuar (PS) – I papercaktuar
KUCOVE
I papercaktuar (LSI) – Myslim Haxhi

QARKU GJIROKASTER
GJIROKASTER
Zamira Rami (LSI) – Igli Kokalari
DROPULL
I papercaktuar (PBDNJ) – I papercaktuar
KELCYRE
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
LIBOHOVE
PI papërcaktuar (PS) – Altin Çomo
MEMALIAJ
Durim Roshi – I papercaktuar
PERMET
Gilberto Jaçe – I papercaktuar
TEPELENE
Tërmet Peçi – I papercaktuar

QARKU LEZHE
LEZHE
Viktor Tusha (LSI) – I papercaktuar
KURBIN
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
MIRDITE
I papërcaktuar – I papercaktuar

TIRANE
TIRANE
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
KAMZE
Safet Gjici – Xhelal Mziu
KAVAJE
Elvis Roshi – I papercaktuar
RROGOZHINE
I papercaktuar (PDIU) – I papercaktuar
VORE
I papercaktuar (LSI) – I papercaktuar

QARKU VLORE
DELVINE
I papercaktuar (LSI) – Dhurim Alinani
FINIQ
I papercaktuar (PBDNJ) – I papercaktuar
HIMARE
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
KONISPOL
I papercaktuar (PDIU) – I papercaktuar

QARKU SARANDE
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
SELENICE
I papercaktuar (LSI) – I papercaktuar
VLORE
I papërcaktuar – I papercaktuar

KORÇE

Sotiraq Filo- Gjergji Mero

FUSHE ARREZ

I papercaktuar- Gëzim Vata

(ma.ar/m.k/a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: