TIRANE – Partia Demokratike zyrtarizoi sot kandidaturat për Bashkitë e Vorës, Dibrës, Sarandës, Poliçanit, Pustecit dhe Shijakut. Në Vorë PD, ka vendosur të rikandidojë kryetarin aktual Fiqiri Ismailin. Edhe në Peshkopi të djathtët do të përfaqësohen nga Ilir Krosi, që aktualisht mban postin e kryetarit të Bashkisë prej 3 mandatesh. Ndërsa në Sarandë do të jetë Kreshnik Bozho kandidati i PD-së. Ndërkohë, në Poliçan do të garojë Florian Qama, në Pustec Mihallaq Apostollofski, ndërsa në Shijak, Redi Saraçi.

Sakaq, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zyrtarizoi dje tre kandidatët për Bashkinë e Vlorës, Selenicës dhe atë të Librazhdit. Në qytetin e Vlorës, demokratët do të përfaqësohen nga kandidati Genc Deromema, i cili do të ketë përballë kandidatin e Partisë Socialiste, mjekun Dritan Leli. Për Bashkinë e Selenicës, demokratët kanë zgjedhur si kandidat Përparim Shametin, i cili do të përballet me rivalin e koalicionit të majtë, Kasem Cenaj. Ky i fundit është i përzgjedhur nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sakaq, Basha dje zgjedhoi si kandidat për Bashkinë e Librazhdit Fadil Brazhdën, i cili do të ketë përballë rivalin socialist, Kastriot Gurrën.

Dy ditë më parë, PD bëri publik emrin e Qamil Bojes, si kandidat për Cërrikun. Paraditen e djeshme u bë publik edhe kandidati për Bashkinë e Këlcyrës, sipas PD-së në garën vendore për këtë bashki do të garojë Gentian Muhameti. Ndërsa në Mirditë do garojë Gjergj Prenga. Demokratët zyrtarizuan edhe kandidatët për Pogradecin e Mallakastrën. Selia blu ka vendosur të kandidojë Agron Kapllanajn në Mallakastër, ndërsa për Bashkinë e Pogradecit do të kandidojë Eduard Kaprin. Ndërsa është zyrtarizuar kandidati për Krujën, Hamdi Pasha; Bledion Nallbati për Bashkinë Devoll dhe Fran Frrokaj për Bashkinë e Lezhës. Më herët u zyrtarizuan kandidatët për Rrogozhinën dhe Konispolin. Burime nga PD-ja bëjnë me dije se për Rrogozhinën demokratët kanë zgjedhur Eqerem Deliun, ndërkohë që në Konispol kandidati zyrtar është Malo Myrtaj. Të dy kandidaturat do të kenë përballë rivalët nga PDIU-ja, pas koalicionit të lidhur me PS-në.

BASHKITE      E majta          E djatha

QARKU SHKODER
SHKODER Keti Bazhdari     Voltana Ademi
PUKE     Rustem Struga      Rrok Doda
VAU I DEJES  Gjok Lleshi     Zef Hila
MALESI E MADHE Tonin Marinaj  Anton Koka
FUSHË ARRËZ Fran Tuci     Gëzim Vata

QARKU DIBER

BULQIZE Melaim Damzi (LSI)  I papercaktuar
PESHKOPI Shukri Xhelili          Ilir Krosi
KLOS Valbona Kola             Basir Çupa
MAT Adelina Farici               Nezir Rizvani

QARKU KUKES

KUKES Hasan Halili (LSI)     Bashkim Shehu

TROPOJË Rexh Biberaj       Besnik Dushaj
HAS Adem Lala                   I papercaktuar

QARKU DURRES

DURRES Vangjush Dako         Grida Duma
SHIJAK Ardian Kokomani       Redi Saraçi
KRUJE Artur Bushi                Hamdi Pasha

QARKU ELBASAN

ELBASAN Qazim Sejdini         Ardian Turku
LIBRAZHD Kastriot Gurra      Fadil Brazhda
BELSH Arif Tafani                  Asqeri Kuqja
PEQIN Sajmir Hasalla (PDIU)    Albert Kreci
CERRIK Altin Toska (LSI)       Qamil Boja
GRAMSH Luljeta Dollani       Kodhel Cala
PERRENJAS Miranda Rira (LSI)    Bajazit Karriqi

QARKU FIER

FIER Armando Subashi         Enkelejd Alibeaj
ROSKOVEC Majlinda Bufi      Gëzim Çaushi
PATOS Rajmonda Balili         Luan Mustafaj
LUSHNJE Fatos Tusha         Darien Xhindoli
DIVJAKE Fredi Kokoneshi      Irakli Gorea
MALLAKASTER Shyqyri Kapllani (LSI)  Agron Kapllanaj

QARKU KORCE

KORCE Sotiraq Filo                 Gjergji Mero
MALIQ Gëzim Topçiu             Xhevdet Belishta
BILISHT Bledion Nallbati         I papercaktuar
POGRADEC Diana Mile (LSI)   Eduard Kapri
KOLONJE Arben Malo (LSI)    I papercaktuar
PUSTEC Edmond Themelko (P.Maqedonase)   Mihallaq Apostollofsk

QARKU BERAT

BERAT Petrit Sinaj (LSI)       Kasem Mahmutaj (PR)
URA VAJGURORE Erjon Kerri          Bujar Hoxha
SKRAPAR Nesim Spahiu (LSI)   I papercaktuar
POLICAN Adriatik Zotaj               Florian Qama
KUCOVE Selfo Kapllani (LSI)        Myslim Haxhi

QARKU GJIROKASTER

GJIROKASTER Zamira Rami (LSI)  Igli Kokalari
DROPULL I papercaktuar           I papercaktuar
KELCYRE Klement Ndoni          Gentian Muhameti
LIBOHOVE Luiza Mandi              Altin Como
MEMALIAJ Durim Rroshi           I papercaktuar
PERMET Gilberto Jace              Niko Shupuli
TEPELENE Termet Peci             I papercaktuar

QARKU LEZHE

LEZHE Viktor Tusha (LSI)          Fran Frrokaj
KURBIN
MIRDITE Ndrec Deda             Gjergj Prenga

QARKU TIRANE

TIRANE Erion Veliaj                Halim Kosova

Te pavarur: Gjergj Bojaxhi, Arben Tafaj, Sazan Guri

KAMEZ Safet Gjici                   Xhelal Mziu
KAVAJE Elvis Roshi                 I papercaktuar
VORE Luan Sallaku (LSI)        Fiqiri Ismaili
RROGOZHINE Beqir Nuredini (PDIU)        Eqerem Deliu

QARKU VLORE

VLORE Dritan Leli                       Genc Deromema
DELVINE Rigels Balili (LSI)           Durim Alinani
FINIQ     I papercaktuar              I papercaktuar
HIMARE Gjergji Goro                 I papercaktuar
KONISPOL Mimoza Arapi (PDIU)     Malo Myrtaj
SARANDE Floriana Koka             Kreshnik Bozho
SELENICE Kasem Cenaj              Perparim Shameti

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: