Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ka uruar Albin Kurtin, i cili fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke u bërë kryeministër i Kosovës.

Në një deklaratë për media, PDIU thekson se zgjedhjet në Kosovë i dhanë një leksion demokracie politikës shqiptare, pasi sipas kësaj force politike, treguan se zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i botës.

Deklaratë për media e PDIU:

Sot Kosova u zgjua plot shpresë pas një leksionidemokracie për të gjithë rajonin.

KOSOVA INSIPIRIM QË PRANVERA SHQIPTARE SË SHPEJTIDHE NË TIRANË.

Urime VETVENDOSJES dhe Albin Kurtit për fitoren nëzgjedhje dhe lus nga zemra që ai të rikthejë shpresën dhe besimin tek qytetarëte Kosovës e sa me shpejt Kryeministër.  Kosova Republika më e re na dha të gjithëve një leksion demokracie:
1. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i botës, porushtrim demokracie e zgjidhje për Krizat politike. Politikanët vënë atdheun mbi karriken e pushtetit.
2. Zgjedhje të lira të drejta e të barabarta dhe rezultat i nxjerrë brenda 4 orësh. Kujtojmë votimet moniste të 30 Qershorit, Rilindjagaronte e vetme numëronte e vetme dhe ju desh 1 muaj të shpallte rezultatinZgjedhor e të rakordonte shifrat.
3. Respektimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme e të barabarta janë produkt i respektimit të vullnetit të qytetareve nga politika ejo i Kodit Zgjedhor.4. Demokracia funksionale duhet ndërtuar çdo ditëkundrejt mentalitetit autoritaris.
Kosova eshte e para!
Shqipëria e bashkuar është e para!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb