Partia Demokratike ka publikuar një video nga momenti kur përfaqësues te PS në Shkodër sulmojnë Pallatin e Sportit në Shkodër.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Huliganë të Partisë Socialiste të qytetit verior kanë sulmuar me dhunë Pallatin e Sportit në Shkodër nën administrimin e Bashkisë, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni.

Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion i ka ndaluar dhunuesit, ndërsa kur arrin Policia e Rendit, autorët largohen nga vendi i ngjarjes. Ata nuk janë ndaluar nga uniformat blu.

Ndërkaq, në vendngjarje janë 4 makina. Në vendngjarje është një Volksëagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Mercedes Benz CLS me targë  AA 007, pronari i te cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: