TIRANË- Partia Demokristiane e Shqipërisë deklaron, se është në mbështetje të Reformës në Drejtësi por se futja në mënyrë të njëanshme e draftit në Kuvend provokim për opozitën dhe konsensusin.

Po kështu PDK del kundër ndryshimeve në nenin 12 të Kushtetutës, që lejon martesat brenda të njëjtës gjini, të papranueshme për Demokristianët.

“re votat Demokristiane (Ndoka, Mirela Ferracaku e Ndocaj) do jenë kundër ndryshimeve, në nenin 12 të Kushtetutës, që dëmton rëndë vlerat e familjes dhe traditën tonë. Reforma në Drejtësi duhet të sigurojë një pushtet gjyqësor të pavarur nga politika dhe të pakorruptueshëm, të pranuar dhe votuar nga të gjitha palët në Kuvend. Zgjidhja e dhënë nga Komisioni i Venecias, sipas pikës 88, ka mbetur e vetmja pikë për të realizuar konsensusin midis pozitës dhe opozitës”, deklaron PDK.

Sipas PDK-së, votimi me 2/3 e zhvlerëson Parlamentin, krijon mekanizëm bllokues, rrit konfliktin politik, i heq mbështetjen e nevojshme politike institucioneve të drejtësisë, duke i bërë vendimet e tyre të kontestueshme.

“Partia Demokristiane kërkon, që të votohet sa më shpejt Reforma në Drejtësi, duke i kërkuar Z.Rama, respektimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias dhe çlirimin nga komplekset politike.

“Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Deputet e saj në Kuvend, inkurajojnë dialogun dhe konsensusin politik duke dhënë një kontribut konstruktiv në këtë drejtim, me qëndrimet dhe votat në Kuvend. Reformë në drejtësi pa opozitën nuk mund të ketë, tendenca për votim të njëanshëm e rrezikshme për standardet që pretendojmë”, deklaron PDK.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: