Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian diskutoi sot raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë, i cili deklaroi se Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e disa reformave dhe se dëshironte që Këshilli i BE-së të niste bisedimet me Shqipërinë. Sipas tij, ky nuk është fundi i procesit, por vetëm fillimi, duke e venë theksin te nevoja për të vazhduar me procesin e reformave, si lufta kundër korrupsionit, apo krimit të organizuar, ndërsa shtoi se proçesi i vettingut duhet të jetë prioritet në Shqipëri.

“Nevojitet që t’i rekomandojmë këshillit të BE që të nisim negociatat me Shqipërinë. Nuk mendoj se duhet të shtojme parakushte të reja për nisjen e bisedimeve”,- tha ai.

Fill pas tij, fjalën e ka marrë një eurodeputet grek në komision, i cili ngriti problemin e shembjes së shtëpive të minoritetit grek në Himarë. Pas tij edhe të tjerë, eurodeputetë grekë thanë gjithashtu se nuk është normale që në Shqipëri të qarkullojë ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’ pasi kështu rrezikohet stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Sipas tyre, Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, kërkesa këto themelore për anëtarësim në BE.

“Duhet që minoriteti grek të ketë të drejtën e pronës. Janë disa familje të minoritetit grek që qeveria shqiptare i ka dhenë pesë ditë për të dalë nga banesat e tyre, shtëpitë e tyre do shkatërrohen. Kjo bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare për mbrojtjen e minoriteteve në të kalurën ka pasur ndjenja revanshiste nga ana e Shqipërisë për Greqinë, deklaruan eurodeputetët grekë.

“Më duhet të dal në mbrojtje të minoritetit grek në Shqipëri minoriteti grek në Shqipëri është në rrezik të drejtpërdrejtë nëse Shqipëria nuk merr masat e duhura, duke përfshirë edhe luftën kundër krimit të organizuar, atëherë mendoj se Shqipëria nuk ka vend në familjen europiane”,- deklaruan eurodeptuetët grekë.

Raportuesi i Shqipërisë, Fleckenstein nuk iu kurseu një përgjigje “diplomatike” grekëve kur iu tha se janë shfaqur shpesh herë problematikë kur flitet për anëtarësime të në BE. “Kolegët grekë shpesh pretendojnë probleme me shumë vende”,-tha ai.

Komiteti i Jashtëm i PE merr në shqyrtim draft¬rezolutën për Shqipërinë, e cila “mbështet plotësisht anëtarësimin e vendit në BE dhe bën thirrje për hapjen e negociatave”, sipas rekomandimit të Komisionit Evropian, më 9 nëntor.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: