Parlamentit Europian miraton Deklaratën Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri. Lajmi është njoftuar nga deputeti socialist Taulant Balla i pranishëm sot në mbledhjen e PE-së.

Përmes një postimi në facebook, Balla shpreh keqardhje për sjelljen e opozitës në mbledhjen e Parlamentit Europian, sjellje të cilën socialisti Balla e konsideron si teatrin e radhës së opozitës

 

Postimi i Plote i Taulant Balles:
Faleminderit Parlamentit Europian?? grupeve më të mëdha politike nga e djathta✌️ në të majtë?, për miratimin me unanimitet të Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, e cila fillon me këtë fjali:

Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019?????. Jam krenar që Shqipëria ka këtë mbështetje kaq të madhe në PE.

Shënim: Jam i keqardhur për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu, ku duhet të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë??? që Duam.


Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të Parlamentit Europian, deputeti demokrat Genc Pollo kërkoi që komisioni të mos drejtohet nga Balla, ndërsa ka theksuar se kjo është e padenjë të jetë bashkëkryetar.
“Është e padenjë që Balla të jetë bashkëkryetar.Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi. Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi.Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel. Ne nuk mund të rrimë e të votojmë deklarata me thirrje kundër krimit te korrupsionit me Ballën në presidium. Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zëne hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë.Dhe po i kërkojnë llogari ekzekutivit të tyre për skandalet e shumta të Balles.Edhe pse kjo është hera e fundit me Ballen bashkëkryetar ne këtë parlament Me Ballën shef delegacioni parlamentar sabotohet integrimin europian dhe silurohet hapja e negociatave vitin tjetër”, shtoi ai.

Deklarata e Pollos solli reagimin e kryesueses se mbledhjes por edhe te eurodeputeteve te pranishem ne kete mbledhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb