BRUKSEL- Parlamenti Evropian miraton në tërësi rezolutën për Shqipërinë, e cila më herët u miratua edhe nga Komisioni i Jashtëm Evropian. Rezoluta u miratua me 51 vota pro dhe 3 kundër.

Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Flackenstein, gjatë prezantimit të progres-raportit për vendin tonë tha se duhet mbështetje nga të gjitha palët për plotësimin e 12 prioriteteve kyçe. Sipas tij, qytetarët shqiptarë duhet t’i ndjejnë në përditshmëri ndryshimet që vijnë nga zbatimi i reformave. Eurodeputeti Kukan nënvizoi rolin e Shqipërisë në Rajon, ku theksoi se takimi i Ramës me homologun e tij serb Vuçiç, ishte një shenjë e mirë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: