Nga: ERION KAÇORRI*STRASBURG-Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që njeh genocidin ndaj armenëve dhe në shenjë homazhi ndaj viktimave propozon një ditë përkujtimore evropiane në kujtim të kësaj ngjarje të ndodhur në vitin 1915. Parlamenti Europian gjithashtu kaloi edhe një amendament që vlerëson mesazhin e Papa Franceskut për genodin osman ndaj popullsisë armene.

Gjatë diskutimit të sotëm në parlamentin europian në Strasburg, u kërkua nga ana e Turqisë që ta njohë dhe ta pranojë genocidin. “E dimë që është e vështire ashtu siç ka qënë e vështirë edhe për Gjermaninë të njohë dhe të pranojë masakrën ndaj hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore” deklaroi eurodeputeti rumun Cristian Dan Preda. Përpara miratimit të saj, presidenti turk Erdogan deklaroi në Ankara se çfarëdo vendimi që do e marrë Parlamenti Evropian rreth pretendimeve të genocidit armen, do të hyjë në një vesh dhe do të dal nga tjetri”. Erdogan ka thënë se as nuk mund të merret parasysh vendosja e një njolle, një hije që quhet ‘genocid’ ndaj Turqisë.

Rezoluta e propozuar, e përkrahur nga të gjitha grupet politike evropiane, thotë se Parlamenti Evropian i “bashkohet shënimit të njëqindvjetorit të gjenocidit armen si shenj e solidariteti dhe drejtësisë evropiane”. Aty thuhet se Ankara duhet të hap arkivat dhe të merret me të kaluarën e saj, të pranoj genocidin armen dhe të hap rrugën për një ripajtim të sinqerte mes popullit turk dhe armen.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb