Kandidati Hungarez për komisioner të zgjerimit, Olivér Várhelyi nuk e ka kaluar testin ne komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian. Pas një seance dëgjimore që ka zgjatur tre orë eurodeputetët e kanë bllokuar kandidaturën e Várhelyi me justifikimin se nuk i ka bindur ata dhe se është shumë i afërt me kryeministrin Hungarez Victor Orban.

Eurodeputetët nuk pranuan të japin miratimin e kandidatit hungarez për t’u bashkuar me ekipin më të lartë të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në vend të kësaj ata i kërkojnë diplomatit për t’iu përgjigjur pyetjeve shtesë me shkrim.

Vendimi i anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian për të mos ndezur dritën e gjelbër për Olivér Várhelyi për postin e komisionerit të zgjerimit pritë të shkaktojë më shumë kokëçarje për Von der Leyen dhe hedh më shumë dyshime se Komisioni mund të marrë detyrën në 1 dhjetor tashmë një muaj më vonë se sa ishte planifikuar. Anëtarët e komitetit që përfaqësojnë të Gjelbrit, Socialistët dhe Demokratët, kërkuan pyetje shtesë, ndërsa grupet e tjera politike mbështesin hungarezin për postin e komisionerit, thanë zyrtarët. Vendimi pasoi një seancë dëgjimore tre-orëshe në të cilën Várhelyi u tha eurodeputetëve se ai do të veprojë në mënyrë të pavarur nga qeveria hungareze.

E.Kaçorri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb