Parlamenti Europian votoi për të njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm legjitim të  Venezuelës dhe u kërkoi  vendeve anëtare të BE të bëjnë të njëjtën gjë. Rezoluta, e votuar të enjten, u bëri thirrje udhëheqjes së BE-së të miratojë “një qëndrim të fortë dhe të unifikuar” dhe ta njohë Guaidon si presidentin e vetëm të ligjshëm të kombit të Amerikës së Jugut, derisa të mbahen zgjedhje të reja për “rivendosjen e demokracisë”.

Parlamentarët gjithashtu premtuan “mbështetje të plotë” për parlamentin e kontrolluar nga opozita, Asamblenë Kombëtare, duke i kërkuar vendeve të BE të “akreditojnë” të dërguarit e emëruar nga opozita. Dokumenti u miratua me 439 vota, me 88 abstenime të deputetëve. Guaido falenderoi Parlamentin Evropian për votimin.

“Bëmë një hap të madh në luftën tonë për demokraci,” shkroi ai në Twitter. Federica Mogherini kishte premtuar më parë “mbështetje të plotë” për Asamblenë Kombëtare.  Maduro hodhi poshtë me vendosmëri ultimatumin, duke thënë se vendet e BE nuk kanë të drejtë të bëjnë kërkesa të tilla dhe zgjedhjet do të zhvillohen, siç është planifikuar, në vitin 2025. Kryetari i parlamentit Juan Guaido u shpall president i përkohshëm javën e kaluar, në kundërshtim me Maduro  udhëheq Venezuelën që nga viti 2013.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb