Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranës kanë dalë sot në protestë përpara godinës së universitetit, ndërsa kërkojnë rritje page.

Ata njëzëri kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor, nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.

Kryetari i Sindikatës së punonjësve të universiteteve të Shqipërisë bëri të qartë se kërkesat e tyre janë minimaliste, ndërsa shtoi se rritja e pagave të tyre të bëhet me 30%, për të vijuar me rritje 20% vitin e ardhshëm.

“Vetëm për pagën asgjë tjetër, duam pagën se të gjithëve u rriten, mjekësia u rritet, mësuesve e na del që samari është më i shtrenjtë se kali. Ne i nxjerrim studentët ata kanë dyfishin e rrogës tonë, hallall, po dhe ne duam pagën asgjë tjetër. Normal që do e ndërpresim procesin mësimor kemi që në 2005 pa rritje page. Ne duam pagën”, tha një laburant i Shkencave të Natyrës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb