TIRANE

Pedagogia Ilirjana Kuçana e pranishme sot në protestën e opozitës së bashkuar, u shpreh se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama.

Kuçana, tha se studentët do të ngrihen sërish në protestë, për faktin që kryeministri Edi Rama i mashtroi me Paktin për Universitetin.

“Unë jam Ilirjana Kuçana, pedagogia e kërcënuar personalisht nga Edi Rama. Studentët do ngrihen sërish se i mashtrove. Unë jam këtu për t’i thënë Edi Ramës së na mashtrove për paktin për Universitetin. Dua t’i bëj thirrje të fundit Edi Ramës, të largohet nga parlamenti inkriminuar, nga parlamenti i krimit.”-tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb