TIRANE

I ftuar në studion e emisionit “ Kjo Javë” pedagogu Rezart Prifti i konsideroi të drejta kërkesat e studentëve, ndërsa komentoi edhe protestën e tyre.

“Kam komunikim shumë të mirë me studentët, sepse në fund të ditës i trajtoj si njerëz. Ka plasur një diskutim këto 2-3 vitet e fundit duke qenë se ka rënë mesatarja etj, që po vijnë studentë përherë e më të dobët. Dhe deri diku është i vërtetë. Po cedon tregu, po cedon arsimi, dhe kjo është fatkeqësi e madh s’e trajton njeri këtë.” -thekson pedagogu.

Pedagogu tha se Pakti për Universitetin është një përrallë e madhe dhe nuk zgjidh situatën me studentët.

“Pakti për Universitetin është një përrallë e madhe dhe unë do të shesa që këta që janë përralla shkrues shumë të mirë ta bënin këtë punë me avokatët, me gjyqtarët, me ndonjë industri tjetër, por jo me edukimin se është gjenocid i një shoqërie.” – tha Prifti, ndërsa theksoi se studentët tanimë janë të tulatur sepse atë shpresë që krijuan, vetë e mblodhën, e panë që u humbi.

Sipas Priftit bojkoti pa afat i mësimit do të ishte zgjidhja më e mirë për të ftuar qeverinë në reflektim dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb