TIRANE

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Medias, pedagogu i Fakultetit Ekonomik, Rezart Prifti ka kritikuar ligjin për arsimin e lartë, pasi sipas tij është bërë në mënyrë injorante. Ai tha se ka 4 vjet që rektori i Universitetit të Tiranës mban çelësat e serverit me vete.

“Ai ligj u bë në mënyrë injorante. Ka 4 vjet rektori që mban çelësat e serverit. Do vijë ndonjë ditë plaka ime në provim dhe unë nuk e verifikoj dot. Ke drejtues në fakultete që mendojnë se me 10 mijë lekë mund të shkosh në Sarandë. Universitetet tona nuk janë të konkurueshme. Unë si pedagog duhet të jem i konkurueshem se kryeministri na bën pyetje, por nuk dëgjon. Vlerësimi i titujve thotë kryeministri, por ky vlerësim kërkon protokoll.  Me verifikimin e titujve do dalë kasaphanë. Nuk duhet të njollosim të gjithë pedagogët”- tha pedagogu Rezart Prifti.

Teksa foli mes tjerash para Komisionit të Medias dhe Edukimit, pedagogu, Rezart Prifti, tha se vendi ynë ka një shekull që është larg rrugës së mirëfilltë arsimore. Ai foli me tone të ashpra për pedagogët që shesin librat në këmbim të notës. Sipas tij, ata që veprojnë me këtë strategji duhet të shkojnë një orë e më parë në burg, ndërsa bëri thirrje që mos të hidhet baltë ndaj pedagogëve pasi nuk janë të gjithë në të njëjtin rang.

“Librat për notën. Ai që tregton libra për notën çoje në burg, është e thjeshtë fare. Me verifikimin e titujve do të zbulohet një kasaphanë. Të mos njollosen të gjithë pedagogët. Ne s’kemi libra, sepse duhen shumë para. Kjo bie ndesh edhe me frymën e ligjit. Nëse doni ti jepni vlerë arsimit, dëgjoni në fund të ditës dy njerëz që janë të besueshëm dhe njohin kontekstin dhe mendësinë. Çfarë do lloj gjëje që do të prodhohet është mos komunikimi dhe gjithashtu mos marrja e informacionit, që këta pedagogët nuk dinë nga ta kapin gomarin: Nga para apo nga mbrapa”- tha pedagogu.

(d.d/n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb