Autoriteti Kinez i Rregullimit të Tregut njoftoi se prodhuesi kinez i markës ”Ford” është gjobitur 23,6 milionë dollarë për shkeljen e ligjeve antimonopol.


Gjoba iu vendos kompanisë ”Changan Ford”, një kompani e përbashkët amerikano-kineze me seli në Chongqing.


”Ford” është kompania më e fundit viktimë e luftës tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, ku të dyja palët godasin kompanitë e mëdha në një përpjekje për të arritur supremacinë.


Më parë, shteti kinez kishte nisur një hetim ndaj shërbimit postar amerikan ”FedEx” për devijim të pakove të Huaweit. (Atsh)

Etiketa: