Kina njoftoi sot arrestimin e dy shtetasve japonezë të dyshuar për spiunazh, një aferë që mund të rrisë tensionet mes Pekinit dhe Tokios.

“Kina ka arrestuar dy japonezë të dyshuar se zhvillojnë aktivitete spiunazhi”, njoftoi Hong Lei, zëdhënës i ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, gjatë një konference për shtyp.

“Ne i kemi njoftuar autoritetet japoneze mbi këtë situatë”, shtoi ai.

Nedia japoneze raportoi sot se dy qytetarë japonezë ishin ndaluar në Kinë, njëri në kufirin koreanoverior në provincën Liaoning (verilindje), tjetri në Zhejiang (lindje).

Sipas televizionit publik NHK dhe të përditshmes “Asahi”, ata janë burgosur që prej muajit maji.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: