Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj, që festojnë Ditën e Pelegrinëve.


Nga Mali i Tomorrit, ministri Klosi iu përcolli gjithë të pranishmëve kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të mbajtur sa më të pastër zonën.


Më tej, Klosi foli dhe për nismën për mbrojtjen e Malit të Tomorrit, duke thënë se kjo bukuri natyrore nuk i përket vetëm komunitetit, por të gjithë shqiptarëve.


“Gjithë komuniteti bektashinj shtohet dhe beson më shumë në këtë mal, që do të thotë se ky mal ka diçka të magjishme. Në emër të Presidentit iu uroj të kaloni gëzuar. Në emër të Ramës iu kërkoj të kemi një zonë sa më të pastër.

Të kem një menaxhim sa më të mirë të këtij komuniteti, pasi nuk i takon vetëm komunitetit, por gjithë shqiptarëve. Ndaj i jam bashkuar nismës së qytetarëve për mbrojtjen e malit të Tomorrit, për ta mbajtur atë aq të bukur sa natyra e ka krijuar”, tha Klosi.

(BalkanWeb)