Mali i Tomorrit është populluar nga pelegrinët të cilët me rastin e festës tradicionale të tempullit më të lashtë të abaz aliut, luten gjatë 5 ditëve për më shumë harmoni tek familjet e tyre. Ceremonia zyrtare e hapjes së këtij pelegrinazhi u bë me praninë e Presidentit të vendit, personaliteteve të tjera por edhe atyre ndërkombëtare. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj pasi uroi besmitarët apeloi për më shumë paqe dhe forcim të harmonisë mes shqiptareve.

“Shoqëria njerëzore përballet me sfida, ku lakmia dhe smira po lufton paqen, aktet e dhunës dhe peërgjakjet nga qarqe të caktuara duke i veshur ato me besime fetare, deviza bektashiane, pa atdhe nuk ka fe, kërkon mbështetje të besimtarëve e politikanëve që kjo devize të jetë në të gjitha kohërat” tha Baba Mondi.

Presidenti Ilir Meta risolli poezinë e poetit naim frasheri për malin e shenjtë dhe uroi që Abaz Aliu t’u japë forcë shqiptarëve për një shqipëri më të drejtë dhe më të mirë. Ai u nderua nga kryegjyshi i bektashinjve per kontributin e tij në forcimin e demokracisë.

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri kërkoi më shumë respekt ndaj të ndryshmëve në fe dhe mendim për të jetuar në paqe. Kreu i opozitës turke nga mali i Tomorrit kërkoi bashkim në paqe të besimtarëve bektashinj nga Anadolli deri në Ballkan. Ministri i Mjesidit Blendi klosi rikonfirmoi vullnetin e qeverisë për të mbrojtur nga pikepamja ekologjike këtë mal të shenjtë dhe provomuar turizmin religjoz. Në fund të ceremonisë Presidenti Meta dhe kryegjyshi botëror i bektashinjve zbuluan statujën e Baba Ali Tomorrit të vendosur rishtaz në këtë vend të shenjtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb