Për herë të parë pas plot nëntë vjetëve, një grup i pelegrinëve iranianë ka mbërritur në Arabinë Saudite për të kryer umre më Mekë të hënën. Kjo është parë si një shenjë e vazhdimit të miqësimit të marrëdhënieve mes Teheranit dhe Riadit. Atyre iu mundësua ardhja për Haxh falë ndreqjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në mars 2023, që u mundësua nga Kina.
Marrëdhëniet diplomatike mes tyre ishin prishur nga një mosmarrëveshjeje më 2016, kur Arabia Saudite e ekzekutoi një klerik shiit dhe Ambasada saudite në Teheran u sulmua si pasojë. Përpjekjet diplomatike, përfshirë një takim të rëndësishëm në Pekin dhe një vizitë në Arabinë Saudite nga presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ndikuan në heqjen e kufizimeve ndaj pelegrinëve iranianë.
Megjithatë, rifillimi i fluturimeve nga Irani për në Arabinë Suadite ishte shtyrë për shkak të telasheve teknike, duke ua pamundësuar pelegrinëve të udhëtojnë për Haxh deri këtë vit.
Myslimanët në gjithë botën luten në drejtim të Qabesë, e cila ndodhet në Xhaminë e Madhe në Mekë, dhe pelegrinët ecin përreth saj shtatë herë.
Për dallim nga Haxhi, i cili është detyrim dhe kryhet çdo vit në numër të caktuar pelegrinësh – umra mund të kryhet në çdo kohë të vitit dhe nuk është detyrim në islam.
Në një ceremoni të mbajtur në aeroportin kryesor të Teheranit më 22 prill mori pjesë edhe ambasadori saudit në Iran, Abdullah bin Saud al-Anzi, gjë që shënon hap të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit mes dy fuqive të Lindjes së Mesme./Rel/