Pelegrinët:-“Rruga është shumë e keqe,çmimet e larta dhe mungon higjena”.

Prej 2-ditësh në Malin e Shenjtë të Tomorrit ka nisur peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve.

Mijëra pelegrinë nga Shqipëria por edhe nga Kosova, Maqedonia dhe turistë të huaj udhëtojnë gjatë këtyre ditëve drejt malit të shenjtë të Tomorrit, ku besimtarët bektashinj kremtojnë festën e tyre të përvitshme.

Gazetarja Eneida Petova raporton pwr “Balkanweb” se Drejtoria e Policisë së qarkut të Beratit bën me dije se ka hartuar një plan të detajuar masash për përballimin e fluksit të pelegrinëve, duke shtuar kontrollet dhe efektivët e policisë rrugore përgjatë të dyja akseve që të çojnë drejt Teqesë së Kulmakut në Malin e Tomorrit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shefi i Qarkullimit rrugor për qarkun e Beratit Ali Yzeiri pohon se për ta përballuar fluksin e automjeteve që i drejtohen Malit të Tomorrit gjatë ditëve të peligrinazhit, shërbimet e policisë rrugore janë përqëndruar përgjatë akseve rrugore Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe, Poliçan -Çorovodë dhe Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, ndërkohë që forca të shumta të policisë rrugore dhe asaj të rendit janë vendosur në të gjithë territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Yzeiri pohon se post-blloqet e policisë janë përqëndruar në Pronovik, ku është edhe pika kyçe e njërës prej rrugëve drej malit, që është edhe rruga më e shkurtër. Yzeiri u bën apel drejtuesve të mjeteve, që për shkak të rrugës së vështirë Pronovik-Teqe e Kulmalut,të mos lëvizin me shpejtësi më shumë se 20-30 km në orë dhe të mos konsumojnë pije alkoolike. Shefi i qarkullimit rrugor të qarkut  Berat,Ali Yzeiri ka deklaruar se,shërbimet e policisë rrugore do të jenë 24-orë në shërbim deri në përfundim të peligrinazhit në 25 Gusht.

Nga ana e tyre, pelegrinët shprehen se ata vijnë çdo vit në Malin e Tomorit për ditët e peligrinazhit, por rruga që të çon në Teqenë e Kulmakut është shumë e vështirë. Pelegrinët shprehen se pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë për shtrimin e rrugës që të çon në Tomorr, ndërkohë që deklarojnë se nuk janë marrë masa as për higjenën dhe as për të kontrrolluar çmimet,që nga viti në vit janë edhe më të larta. Pelegrinët shprehen se,pasi kryejnë ritet fetare në nderim të Abaz Aliut,ata bëjnë edhe ritualin e festës,kurbanin.

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve mësohet se ka hapur prej disa ditësh dyert e Teqesë së Kulmakut për të pritur pelegrinët,ndërkohë që prej një jave në Malin e Tomorrit janë vendosur blegtorët dhe tregtarët e zonës. Peligrinazhi i përvitshëm në Malin e Tomorrit zhvillohet gjatë periudhës 18-25 Gusht dhe çdo vit kjo festë e beshtashinjve regjistron rreth 100 mijë pelegrinë nga vendi dhe bota, që vizitojnë Teqene e Abaz Aliut dhe kryejnë ritualet e fesë bektashiane në malin e shenjtë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb