Sulmuesi 23 vjeçar Pietro Pellegri u dëmtua rëndë gjatë sfidës së fundit me Empolin, një dëmtim ky që do ta mbaj larg fushave të blerta për të gjithë sezonin në vijim.
Megjithatë autori i tre golave këtë sezon me toskanët, duke se nuk do ta përjetoj edhe aq keq mungesën e futbollit të luajtur. Kjo sepse e fejuara e tij Carolina Stramare është në pritje të ëmbël, me çiftin simpatik që shumë shpejtë do të bëhen prindër.
Së fundmi ish Miss Italia ka postuar disa foto, kur megjithëse është në prag të lindjes vijon të mahnisë fansat e saj, teksa shihet shumë e lumtur
në krahët e Pietro Pellegrit.