NGA MARIGLEN MERTIRI

TIRANE– Dekania e Fakultetit Histori-Filologji në Tiranë, Valentina Duka, kërkon ndryshime ligjore në ligjin e arsimit të lartë nisur nga situata e krijuar me sistemin e pranimit të maturantëve në fakultete. Një prej këtyre fakulteteve është edhe Histori-Filologjia, ku dekania shpreh keqardhjen për këtë ndodhi, por sipas saj rregullat e lojës nuk mund të ndryshojnë këtë vit.

Një pjesë e maturantëve u penalizuan në mundësinë për të fituar një degë në fakultet si pasojë e një grupi lëndësh që nuk i kishin zhvilluar në shkolla, por Duka thotë se këto ndryshime duhet në ndodhin për brezat e ardhshëm.

Dekania Duka sqaron edhe pretendimet se përse një maturant me mesatare të shkollës së mesme me të lartë është renditur më pas se një tjetër me mesatare të ulët.

Drejtuesja e këtij fakulteti pohon se bashkëpunimi me Ministrinë duhet të jetë më i madh nëse ligji do qëndrojë kështu, ose të ndryshojë ligji dhe AKP të hiqet si hallkë e ndërmjetme.

Ndërkohë që ankimimet në universitet janë të pakta nga ana e maturantëve. Në këtë fakultet nga 12 mijë aplikime janë regjistruar vetëm 35 ankesa nga të cilat asnjë ankesë për pikët e grumbulluara. Ndërsa na Fakultetin e Ekonomisë ankesat kanë qenë fokusuar në faktin nëse kanë apo jo ndonjë mundësi në raundin e dytë.

Në Fakultetin e Ekonomisë dega që ka pasur më shumë kërkesë dhe konkurrencë ka qenë Ekonomik-Informatika, e cila ka rekrutuar maturantët me mesatare nga mbi 9.6 deri në 9.9.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb