ITALI- Ka pasur ankesa të mëdha nga Fiorentina për penalltinë e dhënë ndaj Interit, por trajneri zikaltër, Luciano Spalletti, ka thënë se ajo ishte e merituar.

Fitorja e Interit  përballë Fiorentinës shkaktoi debate të shumta, sidomos në akordimin e penalltisë në favor të zikaltërve.

Pas ndeshjes, trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli dhe drejtori Giancarlo Antognoni, shprehën revoltën ndaj penalltisë, por gjithsesi pikët shkuan për Interin. Ndeshja  përfundoi 2-1 në favor të Interit.

“Ishte penallti. Ua tregoj një kundër Udineses sezonin e shkuar, por edhe penalltinë ndaj Parmas. Është një krah i hapur që nuk e lejon topin të funtet në portë, brenda gjashtë-metërshit. Është penallti. Asnjë argument. Unë isha i qetë kur këto gjëra ndodhnin kundër nesh, por tani që në morën në një penallti, mos u përpiqni ta largoni këtë nga unë.Unë i them mirë Fiorentinës, ju lumtë për një paraqitje të mirë, por asgjë më shumë se kaq, për shkak se Inter fitoi dhe meritonte të fitonte. Ata shënuan me pak fat, pasi topi mori një devijim të madh”, tha Spalleti.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb