Anglia mes 4 më të mirave të Evropës. Skuadra e Southgate arrin të presë një biletë për në gjysmëfinale. Pvarësisht se loja e “tre luanëve” nuk bindi as në sfidën ndaj zviceranëve, Anglinë e “ndjek” fati sërish siç bëri edhe ndaj Sllovakisë, në sfidën për raundin e të 16-ave. Këtë here ruleta e fatit nga pika e penalltive ishte në anë e anlgezëve, të cilët fituan 5-3, pasi rezultoi fatal gabimi I Akanjit.

I zhgënjyer në përfundim të sfidës ishte tekniku zviceran Yakin. “Ky eleminim të dhemb, jam i trishtuar për të gjithë vendin dhe sidomos për djemtë tanë. Nuk e meritonim të dilnim jashtë këtij kompeticioni në këtë mënyrë. Penalltitë janë çështje fati dhe ne sot nuk e patëm fatin me vete. Gjithsesi më vjen mire që arritëm të gëzonim popullin tonë” përfundoi Yakin, deklaratën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: