Këngëtarja Dafina Zeqiri njihet për pasionin e saj për tatuazhet. Në çdo dalje të sajën, këngëtarja ka zbuluar një tattoo të ri. Mirëpo, për një arsye ose tjetër ajo pendohet pas disa kohësh dhe i fshin. Një tjetër tatuazh ka fshirë Dafina ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për thënien “What doesn’t kill you, make you stronger” (Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë), që Dafina ka menduar se është momenti për ta fshirë. Në të njëjtin vend ajo ka fshirë më parë edhe një tjetër tatuazh.

Nuk dimë ende arsyen se pse Dafina gjithmonë vendos të fshijë tatuazhet në këtë pjesë të trupit, megjithatë duhet thënë se këngëtarja vendos të pikturojë trupin për të shprehur ndjesi të momentit, ndaj dhe mund të ndodhë të ndryshojë mendje më vonë.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb