Detaje të reja dalin në dritë nga pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, trupi i të cilin rezulton ende i zhdukur. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala deklaroi se urdhri për rrëmbimin e 49-vjeçarit më 17 janar të këtij viti u dha nga një burg në Ekuador, ku vuan dënimin shqiptari Dritan Rexhepaj. Sipas Lalës, duke u bazuar tek dosja hetimore, Rexhepaj është një emër i skeduar nga policia, pasi akuzohet për vrasjen e disa policëve në Krujë, ndërsa pas krimit u arratis.
Ajo theksoi se ka qenë pikërisht Rexhepaj ai që ka bërë lidhjen mes grupit kriminal në Britani, ku ka njoftuar për humbjen e ngarkesës prej 300 kg kokainë, për të cilën u fajësua vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga.
“Urdhri për rrëmbmin e Jan Prengës u thur nga një burg i Ekuadorit. Atje mbahet prej disa vitesh Dritan Rexhepaj (Gramoz Rexhepi apo Lulzim Murataj). Ai është i njohur nga policia, pasi akuzohet për vrasjen e oficerëve të policisë së Krujës. Ai kërkohej nga 4 shtete europiane, Spanja, Belgjika dhe Britania e Madhe. Nga burgu, ku ndodhet Rexhepi, kur një sasi droge u zhduk, ai ka kontaktuar me krerët e grupeve kriminale dhe ka urdhëruar marrjen peng të Jan Pregës me idenë që të ushtronte presion ndaj vëllait të tij. Këto biseda janë përgjuar nga autoritetet. Dje News24 publikoi inicialet e 4 personave që urdhëruan pengmarrjen. Kur RENEA përfundoi sot aksionin në Shkodër, ku kontrolloi magazina e banesa, News24 bën të ditur emrat e personave që po kërkohen. Bëhet fjalë për Gentian Doçin, biznesmen i njohur, i cili cilësohet personazh kyç në këtë histori si dhe miqtë e tij; M.Bleta dhe Korado.G, që po kërkohen nga Policia e Shtetit. “News24’ ka siguruar dosjen e Dritan Rexhepajt, i cili ka bashkuar 3 grupe kriminale, nga Vlora, vend nga i cili është, Shijaku, dhe Gentian Doçi nga Shkodra.”, tha Lala, raporton “BalkanWeb’.
(BalkanWeb)