SHKODER

Procedohet penalisht në gjendje të lirë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Ashtu sic është bërë e ditur edhe më herët, kryebashkiaja me një vendim ka bllokuar disa shkolla në këtë qytet, për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas policisë, Ademi, e cila përfaqëson Partinë Demokratike, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të bshkisë, konkretisht 53 Qendrat e Votimit

“Procedohet Kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit.

Materialet u referuan hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Shkoder per vepren penale te “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal.”, thuhet në komunikatën e policisë Shkodër.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ademi bashkë me përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike iu përgjigjen me protestë, mitingut të Partisë Socialiste, ndërsa nuk munguan edhe përplasjet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: