SEUL-Koreja e Veriut kundërshtoi sot çdo lloj përgjegjësie ndaj sulmit informatik masiv që së fundmi preku kompaninë “Sony Pictures” dhe zbuloi infomracione konfidenciale të 47 mijë individëve ku edhe personalitete.

Komisioni i mbrojtjes kombëtare koreanoveriore i dënoi këto “zhurma falso” që implikojnë Penianin në sulmin kundër “Sony”-it, por e cilëson këtë si një akt legjitim.

Në fakt, Koreja e Veriut kishte kundërshtuar filmin “The Interview”, prodhim i “Sony”-t, ku CIA organizon një operacion për të rrëzuar kreun koreanoverior, Kim Jong Un. Peniani ishte betuar më parë se do të hakmerrje pa mëshirë.

Piratët informatikë përgjegjës të sulmit kibernetik kundër “Sony Pictures” zbuluan informacione konfidenciale të 47 mijë individëve ku edhe të disa personaliteteve, sipas ekspertëve të sigurisë informatike.

“Emrat, adresat, numrat e sigurimit social dhe datat e lindjes që janë marrë, janë mjaftueshëm informacion për të mundësuar një vjedhje të identitetit”, sipas kompanisë “Identity Finder”

Disa ekspertë e përjashtojnë hipotezën koreanoveriore, duke u bazuar më shumë në një përpjekje zhvatjeje, ose një shenjë paralajmëruese të dërguar ndaj kompanive të tjera.

Pas sulmit, punonjësit e “Sony Pictures”, morrën një email kërcënues të një grupi të mistershëm piratësh informatike të quajtur GOP (Guardians of Peace).

FBI-ja, policia federale amerikajne, është duke hetuar mbi këtë dosje.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb