Përdorimi në Shqipëri i antibiotikëve gjithnjë e më të fortë, që njihen ndryshe edhe si antibiotikët e gjeneratës së tretë dhe të katërt  me ose pa përshkrimin e mjekut, ka cuar në zhdukjen nga tregu të familjes së penicilinës, njohur si ilaci i mrekullive.

Për Profesor Doktor Tritan Kalo mjek infeksionist për mbi 35 vite në shërbimin infektiv në QSUT, largimi nga tregu i penicilinës është produkt i luftës së madhe tregtare në fushën farmaceutike që orientohet nga fitimi më i madh.

Sipas mjekut penicilina është po aq e efektshme si dikur po ajo nuk gjendet në farmacitë e shqipërisë pasi tregtarët nuk e importojnë më për shkak të marzhit të ulët të tregtimit, ndryshe nga bota e zhvilluar ku penicilina vijon të jetë antibiotiku më i përdorur dhe efikas. Pra me fjalë të thjeshta nuk kanë interes sepse nuk fitojnë para sikundër ndodh me antibiotikët e gjeneratës së tretë janë në krye të listës të trajtimit të cdo sëmundje infektive deri tek ato më të thjeshtat.

“Penicilina që prej 1928 kur u zbuluan nga Flemingu dhe u cilësua si medikamenti i mrekullive, vijon edhe sot të jetë antibiotiku më efikas dhe i përdorur në botë. Por në Shqipëri politikat importuese kanë bërë që më shumë të futen antibakteral të gjeneratës së tretë. Shumë sëmundje të shkaktuara nga bakteret trajtohen nga penicilina të kryqëzuara me antibiotikë të tjerë por tek ne nuk gjendet më në treg. Penicilina mund ta rrisë dozën në 28 milion unite në ditë pa anjë efekt anësor. Efektet anësore të penicilinës prekin 1 në 1.2 milion përdorues të saj.

“Shqiptarët shpesh ngatërrojnë shenjat e reaksionit nga penicilina cka ka krijuar një ndjenj frike ndaj medikamentit që gjithmonë e më shumë i ka hapur rrugën hyrjes në treg të antibiotikëve të gjeneratës së tretë që po ashtu provokojnë forma të reaksionit gjatë përdorimit. Penicilina dhe antibiotikët e tjerë të familjes së penicilinës janë tejet të lirë. Tendenca është që të futen antibiotikë që kanë fitim në treg. Importuesit janë të interesuar që të fusin antibiotikë me marzh të lartë të fitimit.”

Mjeku sheh mundësinë e rifutjes sërisht të penicilinës në treg pas disa vitesh kohë që sipas tij do ti duhet medikamentit të rifitojë pozicionin e tij superkurues kundrejt baktereve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb