Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, në një intervistë në Çështja e ditës në News 24 komentoi indeksimin e pensioneve me 4.1 përqind, duke nisur nga muaji tetor.

Gjokutaj u shpreh se indeksimi i pensioneve dhe pagave është një detyrim ligjor. Ai tha se bonusi tek pensionistët jepet për qëllime politike.

Eksperti Eduart Gjokutaj: Bonusi tek pensionistët jepet për përfitime politike. Kjo nuk është ndihmë e madhe që iu jepet pensionistëve. Indeksimi është një detyrim ligjor. Pensionistët kanë përfitueshmëri të ulët, në raport me koston e jetesës. Panorama ekonomike nuk ka mjedis të mirë për konkurrencën.

Skema e pensioneve mund të mbahet në këmbë, nëse ka një strategji të mirëmenduar. Inflacioni mbetet në nivele të larta. Shtetet fqinje kanë nxitur edhe bizneset private dhe këta të fundit kanë rritur pagat. Por, informaliteti në Shqipëri është në nivele akoma të larta. Kjo duhet rregulluar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: