Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte eksperti i pensioneve Ramadan Kondi.

Ai vuri theksin në vështirësitë ekonomike me të cilët përballen sot pensionistët, duke qenë se pensioni mesatar me të cilin ato trajtohen, është nën minimumin jetik të përllogaritur.

Sipas ekspertit, ndikim ka edhe zhvlerësimi i euros, pasi tashmë reminitancat që u dërgohen të moshuarve nga fëmijët jashtë vendit, nuk kanë më të njëjtën vlerë.

“Pensioni mesatar është nën minimumin jetik, është 19 mijë lekë. Duhet të pranojmë një fakt të rëndë, që mirëqenia materiale tek pensionistët ka ardhur duke rënë, jo duke u rritur. Ljo është lehtësisht e kuptueshme nga qytetarët, që çmimet janë 2 herë më të larta se 10 vitet më parë, ndërsa pensionet nuk janë 2 herë më shumë se 10 vite më parë.
Ndikim në mirëqenie kanë edhe remitancat. Euroja është zhvlerësuar mbi 30 përqind dhe reminitancat nga fëmijët nuk kanë më të njëjtën vlerë.
Kemi sot mbi 1 milion të qytetarëve në nivel varfërie, nën minimum jetik”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb