Një ngjarje jo e zakontë, edhe për kohë lufte, ka ndodhur në Ukrainë, ku një pensionist ka arritur të rrëzojë një avion me rus, me anë të një pushke.

Shërbimit Shtetëror Kufitar i Ukrainës, ka bërë me dije se Valeriy Fedorovych ka qëlluar me një pushkë automatike të tipit Su-34, ndërkohë që avioni,  i cili kishte një kosto rreth 90 mln dollarë, po fluturonte mbi kokën e tij në në Chernihiv.

Shërbimi Kufitar ka nderuar pensionistin dhe ka përshëndetur ‘heroizmin’ e tij duke i dhënë edhe një medalje me motivacionin “Për ndihmën në mbrojtjen e kufirit shtetëror”.

DailyMail raporton se Fedorovych ka marrë disa pjesë nga avioni i rrëzuar dhe i mban në garazhin e tij si një “trofe” të asaj që ndodhi.

Ai është cilësuar si një nga historitë e shumta të trimërisë së jashtëzakonshme nga civilët ukrainas përballë pushtimit barbar të Putinit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb