Gjiganti kinez i telekomunikimit, “Huawei” është shumë pranë me qeverinë kineze dhe për pasojë është e vështirë t’i besosh një sipërmarrjeje në mes të një lufte tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit, deklaroi sot në Singapor shefi i Pentagonit.

Sipas sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, sektori kinez i biznesit është shumë i afërt me atë ushtarak.

“Kur shoh këtë situatë, ka shumë rrezik. Nuk mund të besoni që këto rrejte këmbimi (të të dhënave) janë të mbrojtura”, deklaroi Shanahan gjatë një konference mbi sigurinë rajonale në Singapor.

“Huawei” u vendos në muajin maj nga Uashingtoni në një listë sipërmarrjesh të dyshimta të cilave subjektet amerikane nuk mund t’i shesin pajisje teknologjike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: