Pentagoni po nis një hetim mbi sloganet fyese kundër Turqisë , të cilat u dëgjuan nga anëtarët e Akademisë së Nënoficerëve Detarë (NMOA) gjatë paradës së sotme të 25 marsit.
Siç shihet nga një video e postuar në rrjetet sociale (për arsye të dukshme, tingulli është hequr në pikën në fjalë), studentët e departamentit SMYN thërrisnin: ” Qiproja është greke” dhe vazhduan me një slogan fyes kundër Turqisë, të cilin madje e përsëritën, duke kaluar para turmës gjatë paradës.
Sipas informacioneve, reagimi i Pentagonit ka qenë i menjëhershëm, pasi vijon hetimi zyrtar, ndërsa burimet raportojnë se do të ketë masa disiplinore dhe gjithçka parashikohet për të përfshirët në ngjarje.
(Balkan Web)